Vuçiq pas takimit me Listën Serbe: Pas një jave dalim me konkluzione për zgjedhjet në veri të Kosovës

Vuçiq NDALON popullin e tij nga ndeshja Shqipëri–Serbi! Frikë apo strategji politike?

Një vendim shokues vjen nga Beogradi! Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar ndalimin e shitjes së lirë të biletave për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri–Serbi, që do të zhvillohet në stadiumin e ri të Leskovcit, transmeton Kosova Post. 


 Burime të afërta me organizatorët kanë zbuluar për portalin tonë se asnjë qytetar i zakonshëm nuk do të ketë mundësi të blejë biletë online apo në sportele!

👉 Në tribunat e stadiumit do të lejohen vetëm rreth 6000 persona, të gjithë me ftesa private, identitete të verifikuaradhe – siç thuhet – me lidhje direkte me qeverinë ose me strukturat e afërta të Vuçiqit.

Arsyeja e këtij vendimi nuk është “frika nga trazirat”, si në famëkeqen ndeshje të vitit 2014, por frika nga populli vetë!
Sipas analistëve, regjimi i Vuçiqit po përpiqet të shmangë çdo shenjë proteste apo rebelimi në një eveniment që do të ndiqet nga sytë e gjithë rajonit.

“Vuçiq e di mirë se stadiumi mund të kthehet në tribunë kundër tij,” – thotë një burim nga opozita serbe. “Ai kontrollon gjithçka, edhe sportin.”

Ndeshja, që pritet të zhvillohet në një atmosferë të tensionuar, po shihet si test politik, jo vetëm sportiv.
Në anën tjetër, tifozët shqiptarë kanë reaguar me ironi dhe humor, duke thënë se “Vuçiq po luan në fushë pa publik, nga frika se mos dëgjon ‘Shqipëria, Shqipëria!’ në shtëpinë e vet.