Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me vijimin e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit.
Ai ka postuar pamje nga momenti i shpërthimit të komanduar të një prej objekteve pa leje.
Kryeministri thekson se ndërtimet pa leje nuk sjellin përfitim, por vetëm probleme për ata që do i bëjnë.
“Kush ndërton pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
/Euronews Albania/



Të tjera
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in
Në Leposaviq dhe Vushtrri gjenden ar*më, múnicion dhe një flamur me mbishkrimin “Kosovo je Serbia”