Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci, po gëzon një respekt dhe mbështetje të madhe nga qytetarët e Mitrovicës. Kudo në qytet, ai ndalohet e përshëndetet nga shumë qytetarë që shprehin përkrahjen dhe besimin e tyre në vizionin e tij për ndryshim, raporton faqja “Qyteti I Mtrovicës”.
“Ky entuziazëm është reflektim i afërsisë që Peci ka krijuar me qytetarët, përmes qasjes së tij të thjeshtë, bashkëbiseduese dhe të sinqertë. Ai thekson se përkrahja që po merr nga mitrovicasit është përgjegjësi e madhe dhe motiv shtesë për të punuar me përkushtim në shërbim të qytetit dhe të gjithë banorëve të tij” theksohet më tej.
Sipas Pecit, Mitrovica meriton një udhëheqje që i dëgjon qytetarët dhe punon për ta, me dinjitet dhe transparencë.



Të tjera
Bëni rrobat tuaja të duken si të reja
Emërllahu shpërtheu në lot pas largimit nga Cluji
Pesë super ushqimet që luftojnë gjurmët e moshës