Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet lokale të 12 tetorit përbëjnë një referendum për të ardhmen e kryeqytetit, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se qytetarët e Prishtinës do të vendosin mes “një Prishtine të stagnimit, privatizimit e korrupsionit” dhe “një Prishtine të barazisë, zhvillimit dhe vizionit”.
Sipas Kurtit, zgjedhja e duhur është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, të cilin ai e ka përshkruar si “njeri të thjeshtë, të përkushtuar, të ditur, të kulturuar e me rezultate të mëdha”.
“Zgjedhjet e 12 tetorit janë referendum për të ardhmen e kryeqytetit. Zgjedhja është e thjeshtë: ose për Prishtinën e stagnimit, privatizimit e korrupsionit, ose për Prishtinën e barazisë, zhvillimit dhe vizionit.
Zgjedhja e duhur është vetëm një: Hajrulla Çeku. Një njeri i thjeshtë, i përkushtuar, i ditur, i kulturuar, e me rezultate të mëdha. Hajra është profesionist i vërtetë. Para së gjithash, me magjistraturë në Qeverisje dhe Zhvillim Lokal, ai e ka dëshmuar veten si një nga ministrat më të mirë që ka pasur Kosova. E mbi të gjitha, është vizionar: me platformën “Prishtina 2035”, ai ka një plan të qartë për një Prishtinë funksionale, të pastër, të gjelbër e përplot jetë.
Me Hajrën kryetar, Prishtina do të bëhet qyteti që frymon zhvillim, kulturë, sport e inovacion.
Më 12 tetor, voto numrin 105 të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Voto Hajrulla Çekun për Kryetar të Prishtinës dhe njërin nga kandidatët për Kuvendin Komunal.
Bashkë për Prishtinën tonë!2, ka shkruar Kurti.



Të tjera
Gjërat që njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta
PE synon të ndalojë IA për imazhet me lakuriqësi
Ndryshojnë parashikimet – Kosova mes pretendentëve për kualifikim në Kupën e Botës 2026