Ka nisur operacioni i kërkim shpëtimit për Halim Sopajn, i cili është raportuar i zhdukuar që dy ditë në fshatin Janiqishtë të Malishevës.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka bërë të ditur se ekipet e shpëtimit ndodhen në terren dhe po realizojnë kërkime.
“Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë institucionet përkatëse”, thuhet në njoftim.
Rasti i të zhdukurit në Polici është raportuar nga bashkëshortja e tij.



Të tjera
Rëndësia e “vitaminës së diellit” dhe pasojat nga mungesa e saj
Modriq po lufton me kohën për duelin ndaj Genoas
Xhaka në ekipin ideal të javës në Premierligë