Nga sot, 1 korrik, nis subvencionimi i policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.
Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili tha se Kosova i pret bashkatdhetarët me krahë hapur, duke siguruar policën e sigurimit falas me vlefshmëri një muaj në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.
Kurse të premten, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, guvernatori Ahmet Ismaili dhe përfaqësuesit e BKS-së kanë nënshkruar marrëveshjen që operacionalizon subvencionimin nga Qeveria të policës kufitare për bashkatdhetarët.
Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe është e vlefshme vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse.
Subvencionimi nuk përfshin policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij një mujor, dhe as automjetet si autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Policat e sigurimit të marra në zyrat e BKS brenda territorit të Kosovës, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.
Kjo iniciativë e Qeverisë ka për qëllim lehtësimin e udhëtimeve për bashkatdhetarët që vizitojnë vendin gjatë sezonit veror.



Të tjera
Dionis Krasniqi, talenti që po lë gjurmë në notin kosovar
10 ushqimet që pastrojnë trupin nga helmet
Yamal flet për vështirësitë dhe suksesin e fëmijërisë: Prindërit e mi ia dolën të bënin gjithçka