Trepça Sh.A. ka realizuar sot ekzekutimin e vendimit gjyqësor K.Dh.Sh.II.nr.1426/25, pas përfundimit të suksesshëm të procedurave ligjore nga Zyra Ligjore e Ndërmarrjes. Veprimi u krye për të verifikuar gjendjen faktike dhe për të mbrojtur pronën e ndërmarrjes, në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës.
Menaxhmenti i Trepçës thekson se kjo ndërhyrje në terren është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për ruajtjen e pasurisë publike dhe përforcimin e sigurisë juridike.
Zyra Ligjore e ndërmarrjes ka shënuar gjatë muajit shtator 2025 dy fitore të rëndësishme gjyqësore, duke treguar profesionalizëm dhe efikasitet në mbrojtjen e interesit publik.
Trepça Sh.A. konfirmon se do të vazhdojë të jetë aktive në mbrojtjen e pronës dhe interesit publik, duke garantuar funksionimin e qëndrueshëm të ndërmarrjes dhe kontribuimin e saj në zhvillimin ekonomik të vendit.



Të tjera
Sa është i nevojshëm uji për fëmijët
Zjarr në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren (Video)
ZRRE-ja merr vendim për uljen e tarifave të energjisë për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë