Kolonët izraelitë kanë hyrë me forcë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të shënuar festën hebraike Sukkot, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Viti i Ri Hebraik zgjat nga e hëna deri të mërkurën, i ndjekur nga festa Yom Kippur më 1 tetor dhe Sukkot më 6 tetor.
Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, zonën e quajnë Mali i Tempullit, sipas të cilëve ishte vendi i dy tempujve të lashtë hebrenj.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet kompleksi Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite në vitin 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, në një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.



Të tjera
Ish lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Kampionat Botëror
Metodat efikase për trajtimin e lëkurës së djegur nga dielli
Sergio Ramos pranë marrjes së Sevillas, legjenda rikthehet si drejtues klubi