Një fëmijë ka pësuar lëndime në një çerdhe në Lipjan të hënën, pas një incidenti ku dyshohet se është rrëzuar nga edukatorja e institucionit.
Familjarët e fëmijës kanë konfirmuar se rastin e kanë denoncuar menjëherë në Polici.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se edukatorja është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.
“Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, tha Ahmeti.
Kujtojmë se rastin për dhunën e ushtruar ndaj fëmijës e kishte bërë publik daja i tij në rrjetet sociale.



Të tjera
Ish lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Kampionat Botëror
Metodat efikase për trajtimin e lëkurës së djegur nga dielli
Sergio Ramos pranë marrjes së Sevillas, legjenda rikthehet si drejtues klubi