Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është pritur sot në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, transmetin KosovaPost.
Gjatë takimit, Drejtori HOXHA e njoftoi ambasadorin ORAV për angazhimet dhe prioritetet e Policisë së Kosovës në fushën e sigurisë dhe rendit publik.
“Palët diskutuan gjithashtu për çështje të ndryshme të sigurisë, sfidat aktuale dhe zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndër të tjera, u theksua rëndësia e vazhdimit dhe avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të sigurisë së përgjithshme në vend.



Të tjera
Gjasat e Lionel Messit për Topin e Artë rritën për 966%
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
Meloni përsërit: Italia nuk do të marrë pjesë në súlmet në Iran!