Drejtoria e Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve në Prizren ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe arrestuar Fazli (Shaip) Nrecajn, të lindur më 8 prill 1979 dhe banues në fshatin Maqitevë të Suharekës.
Sipas Policisë, ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë kultivimin e bimëve narkotike, blerjen, posedimin dhe shitjen e paautorizuar të substancave psikotrope, si dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve, raporton Klankosova.tv.
Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë autorizimin për publikimin e fotografisë së tij në media dhe rrjete sociale, me qëllim që të ndihmohet në arrestimin e të dyshuarit.
Policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të kenë për vendndodhjen e Fazli Nrecajt në numrin 192, në rrjetet sociale të Policisë së Kosovës apo në ndonjë stacion më të afërt policor.



Të tjera
FMN: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në vitet e ardhshme
Hamza takon Terras: Kosova të tejkalojë ngërçin, të avancojë drejt BE-së
Presidenti turk Erdogan pret Trumpin në Ankara