Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë ku u dekorua me “Medaljen e Nderit” nga presidentja Vjosa Osmani.
Lidhur me këtë vizitë, ka shkruar kryetari i FFK-së Agim Ademi.
Ademi tha se kjo vizitë nuk ishte thjeshtë protokollare, por plot emocion e simbolikë, sepse Kosova dhe futbolli ynë janë thellësisht të lidhur me udhëheqjen e tij.
“Në Kongresin e parë të tij si President i FIFA-s, më 13 maj 2016, Kosova u pranua në familjen botërore të futbollit, andaj sot kur e mirëpritëm sërish në tokën dardane, kishim ndjenjën e krenarisë për atë çfarë kemi arritur, por edhe shprehëm mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme të FIFA-s në ngritjen e futbollit tonë”, tha Ademi transmeton KosovaPost.
Ai theksoi se presidenti Infantino e quajti Kosovën si shtëpinë e tij dhe na inkurajoi të investojmë në rininë dhe sportin tonë.
“Jemi të lumtur që Kosova dhe futbolli i saj ka fituar miq të tillë si Infantino. Mirupafshim President! Kosova do të jetë gjithmonë shtëpia juaj!”, deklaroi ai.



Të tjera
Ushqimet që hani kanë ndikim të madh në lëkurën tuaj
Caktoni objektivat që punonjësit duhet të arrijnë
Jo ushqim pas orës 7 të mbrëmjes