Mbrëmë rreth mesnatës Njësia patrulluese e Trafikut Rrugor, ka hasuyr në flagrancë një veturë të tipit VW Golf, me targa vendore, i cili po qarkullonte me shpejtësi prej 118 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h, transmeton KosovaPost.
Ngjarja ka ndodhur në magjjistralen Ferizaj – Kaçanik, saktësisht në fshatin e Vjetër, njofton Policia.
“Gjatë lëvizjes, shoferi A.B. (19 vjeç) kishte kryer edhe tejkalimin e një automjeti tjetër në vijë të plotë, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Ndaj tij, policia ka shqiptuar një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, si dhe heqje të patentë-shoferit për 3 muaj. Po ashtu, shoferi është përjashtuar nga komunikacioni”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat rrugore, pasi tejkalimi i rrezikshëm dhe mosrespektimi i vijës së plotë mund të rezultojnë me pasoja në njerëz.



Të tjera
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi dhe të tjerët
Kurti me Haxhiun bëjnë homazhe te varri i dëshmorit Agron Rrahmani
Këto janë përfitimet shëndetësore të ecjes në kohën e dimrit