Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lart suksesin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në garën ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar, ku ajo është dekoruar me Medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve nga mbarë bota, përcjell KosovaPost.
“FSK-ja, Forcë që nderon flamurin dhe frymëzon kombin! Forca e Sigurisë së Kosovës ka shkëlqyer në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, ‘Cambrian Patrol’ në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dekoruar me Medaljen e Argjendtë në mesin e 118 ekipeve nga mbarë bota,” ka shkruar Osmani.
Ajo ka theksuar se ekipi nga Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë tregoi disiplinë, qëndrueshmëri dhe përkushtim shembullor, “duke e vendosur emrin e Kosovës në piedestalin e nderit ndërkombëtar”.
“Me FSK-në, Kosova e fortë dhe krenare gjithnjë!”, ka përfunduar presidentja Osmani.



Të tjera
Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi dhe të tjerët
Kurti me Haxhiun bëjnë homazhe te varri i dëshmorit Agron Rrahmani
Këto janë përfitimet shëndetësore të ecjes në kohën e dimrit