Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka treguar arsyen se pse partia e saj e ka votuar Nenad Rashiqin për nënkryetar të kuvendit.
“Na vjen mirë që sot u bë konstituimi i kuvendit. LDK-ja gjithmonë ka qenë me vullnetin e mirë politik. Nga sot rrjedhin afatet kushtetuese për formimin e qeverisë. E votuam Rashiqin sepse aktgjykimi i Kushtetueses e ka dhënë një interpretim që s’e kishim më parë. Se a do të ketë qeveri, kjo s’varet prej nesh, por varet nga partia e parë. Nëse nuk formohet qeveria, votat tona janë për shpërndarjen e kuvendit”, ka thënë Hykmete Bajrami.



Të tjera
Selami Kolonja publikon këngën e re patriotike “Toka e Zjarrit”
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën
Kafeina, e mirë apo e dëmshme?