Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka treguar arsyen se pse partia e saj e ka votuar Nenad Rashiqin për nënkryetar të kuvendit.
“Na vjen mirë që sot u bë konstituimi i kuvendit. LDK-ja gjithmonë ka qenë me vullnetin e mirë politik. Nga sot rrjedhin afatet kushtetuese për formimin e qeverisë. E votuam Rashiqin sepse aktgjykimi i Kushtetueses e ka dhënë një interpretim që s’e kishim më parë. Se a do të ketë qeveri, kjo s’varet prej nesh, por varet nga partia e parë. Nëse nuk formohet qeveria, votat tona janë për shpërndarjen e kuvendit”, ka thënë Hykmete Bajrami.



Të tjera
Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin GUXO dhe mos të kesh guxim ta përkrahësh Osmanin
Murati: Vullneti i qytetarëve duhej të respektohej, mbajtja e zgjedhjeve kërkon shpenzime mbi 10 milionë euro
Njihuni me vlerat e Hideve për një trup të shëndetshëm