Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza ka votuar së bashku me familjen e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza përgëzoi institucionet dhe qytetarët për proces zgjedhor të qetë, demokratik dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit.
“Unë dhe familja ime e përmbushëm obligimin qytetar dhe votuam për Mitrovicën. I përgëzoj institucionet dhe qytetarët për këtë proces zgjedhor të qetë, demokratik dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit tonë”.
“Njëkohësisht, i ftoj të gjithë mitrovicasit që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. S’ka nder më të madh sesa të japësh kontribut për të mirën e përbashkët. Votoni dhe vendosni vetë për Mitrovicën tonë!”, ka shkruar Hamza.



Të tjera
Haxhiu: Përherë mirënjohëse ShBA-së për kontributin për liri e shtetndërtim
Harrojeni Messin dhe Ronaldon – Gjenerata e re po shkëlqen në Botëror
Peci me mesazh të ashpër: “Shpifjet do t’i paguani në gjykatë!”