Policia e Kosovës ka trajtuar tri raste në komunën e Podujevës, për fotografim të votës gjatë procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale që po zhvillohet sot.
Sipas Policisë së Kosovës nuk ka pasur elemente për vepër penale dhe me rekomandim të prokurorit janë regjistruar si shënime zyrtare.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Kanë qenë tri informata për fotografim të votës në Podujevë, nuk ka pasur elemente për vepër penale dhe me rekomandim të prokurorit janë regjistruar si shënime zyrtare,” ka thënë Ahmeti.



Të tjera
7 hobi që ju ndihmojnë të bëheni më të zgjuar
6 shenjat që tregojnë se trupi juaj po plaket shumë shpejt
Si ta pastroni ajrin në shtëpitë tuaja?