Policia e Kosovës ka trajtuar tri raste në komunën e Podujevës, për fotografim të votës gjatë procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale që po zhvillohet sot.
Sipas Policisë së Kosovës nuk ka pasur elemente për vepër penale dhe me rekomandim të prokurorit janë regjistruar si shënime zyrtare.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Kanë qenë tri informata për fotografim të votës në Podujevë, nuk ka pasur elemente për vepër penale dhe me rekomandim të prokurorit janë regjistruar si shënime zyrtare,” ka thënë Ahmeti.



Të tjera
Çfarë duhet të bëni që vetura të mos ngrijë gjatë natës?
UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027
Sveçla reagon pas vdekjes së policit Rexhep Gashi: “Duhet të parandalojmë tragjedi të tilla”