Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana, në një përgjigje për median ka konfirmuar se me datë 11 tetor në spital është pranuar me disa ndryshime në shëndet, Fatmir Sheholli, i cili është arrestuar ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në spiunazh.
Pas pranimit në emergjencën e Gjilanit, Sheholli është shtruar në spitalin e Gjilanit ku edhe po merr trajtim.
“Pacienti është pranuar dje (11.10.2025) ka ardh me disa ndryshime në shëndet.
Pas kontrolleve që i ka bërë në emergjencën në Gjilan, ai është i hospitalizuar në spital të Gjilanit ku edhe është duke u trajtuar”, ka thënë mjeku Afrim Cana.



Të tjera
Haxhiu: Përherë mirënjohëse ShBA-së për kontributin për liri e shtetndërtim
Harrojeni Messin dhe Ronaldon – Gjenerata e re po shkëlqen në Botëror
Peci me mesazh të ashpër: “Shpifjet do t’i paguani në gjykatë!”