Këngëtari i njohur nga Shqipëria, G-Bani, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale se ka vendosur të tërhiqet nga festivali “Kënga Magjike”.
Arsyeja, sipas tij, lidhet me mos përfshirjen e tij në spotin publicitar zyrtar të festivalit, i cili transmetohet në TV Klan.
“Për shkak të mos përfshirjes sime në spotin publicitar zyrtar të Këngës Magjike në TV Klan, po e tërheq pjesëmarrjen time nga ky festival”, shkruan G-Bani.
Foto: Instagram
Tutje ai shtoi: “Ky jam unë, dhe nuk dua të ndryshoj”.
Artisti, i njohur për stilin e tij të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ka theksuar se nuk toleron ofendime personale.
Përmes këtij postimi, G-Bani ka lëshuar edhe një mesazh të fortë për publikun dhe mediat: askush nuk duhet të iluzionohet se ai do të tolerojë sulme personale nën maskën e krijimtarisë artistike.
Ai nënvizon qartë se respekti ndaj tij dhe krijimtarisë së tij është një kufi që nuk do të kalojë, duke treguar se qëndrimi ndaj ofendimeve nuk ka të bëjë me artin, por me respektin personal.
Të tjera
Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar
Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G
Trump propozon ndarjen e Donbasit për t’i dhënë fund luftës