Sulmuesi i Liverpoolit Alexander Isak thotë se kërkon vetëm fitore në përballjen ndaj Kosovës të hënën.
Suedia ka vetëm një pikë pas tre ndeshjeve në kualifikueset e Kupës së Botës, kurse të hënën do të luajë me “Dardanët” në Gotenburg.
Isak ka thyer heshtjen pas rezultateve negative te Suedia, ku deklaroi se i besojnë plotësisht trajnerit të shumë-kritikuar, ndërsa me Kosovën duan vetëm fitore.
“A është përzgjedhësi i duhur? Pa asnjë dyshim. Mendoj se kemi marrë një goditje fytyrës, por nuk jemi nokautuar”.
“Nëse fitojmë ndaj Kosovës e marrim vendin e dytë brenda pak ditëve. Askush nuk përfiton nëse jemi të ndarë. Shanset më të mira i kemi nëse qëndrojmë të bashkuar”.
Alexander Isak
Isak gjithashtu shtoi se Suedisë i nevojitet fitorja për të parë “pak dritë”.
“Ka shumë detaje. Kur analizojmë ndeshjet dhe shohim çka shkoi keq, ka shumë detaje tjera që flasim”.
“Mendoj se hapi ynë i radhës është të fitojmë për të marrë besim si skuadër dhe të shohim pak dritë”.
Kujtojmë, përballja mes Suedisë e Kosovës do të nis me fillim nga ora 20:45.
Të tjera
Fëmijët në kohën e teknologjisë, çfarë duhet të kenë parasysh prindërit
Trump: Nuk i thashë Zelenskyt se duhej t’ia dorëzonte të gjithë Donbasin Rusisë
Goli i dhjetë i Mbappes në La Liga e rikthen Realin në vendin e parë në tabelë