Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas fitores në zgjedhje, është shprehur krenar me qytetarët e komunës, duke i quajtur “qytetarë të zemrës së Kosovës”.
Ai theksoi se fitorja ishte e pritshme për qytetarin “krenar, dinjitoz e me integritet të Drenasit”, ndërsa shtoi se rezultati ka befasuar “amatorët politikë”.
Lladrovci po ashtu theksoi se lista “Për Drenasin Kampion” ka marrë më shumë vota sesa PDK në Skenderaj, duke e cilësuar këtë si një tjetër befasi të këndshme.
Ai premtoi vazhdimin e një qeverisjeje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse.
Postimi i plotë:
Qytetarët kampionë u përcaktuan për kryetarin kampion!
E di se e jetuat e përjetuat këtë fushatë ndoshta më rëndë se unë dhe familja ime, por, edhe ju edhe unë e kemi ditur se jemi në rrugën e drejtë, prandaj fituam.
Fitorja në Drenas, e di, ka befasuar shumë amatorë politikë, por, nuk e befasoi qytetarin krenar, dinjtoz e me integritet të Drenasit.
Befasia e këndshme, bashkë me fitoren për Drenasin, është befasia tjetër, kemi marrë më shumë vota “Për Drenasin Kampion” se PDK në Skenderaj.
Drenasi është zemra e Kosovës, krenar me të gjithë qytetarët, vazhdojmë me qeverisjen e mirë, transparente e llogaridhënëse.
Të tjera
Vaj ulliri, vezë dhe avokado për flokë me shkëlqim
Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar
Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G