Në Mitrovicë është zhvilluar një nga garat më të ashpra në zgjedhjet e së dielës. I pari ka dalë Arian Tahiri i PDK-së me një epërsi të lehtë kundrejt Faton Pecit të VV-së.
Me 100 për qind të votave të numëruara, Tahiri ka marrë 15 mijë e 368 vota apo 47.89 për qind, ndërsa Peci ka grumbulluar 15 mijë e 340 vota apo 47.8 për qind – diferencë prej 28 vota. Me këto rezultate, Tahiri dhe Peci do të përballen në balotazh.
I treti është renditur Gzim Plakolli i LDK-së me 1 mijë e 146 vota apo 3.57 për qind.
Këto janë rezultatet nga qendrat e votimit të rregullt, nuk janë të përfshira ato me kusht dhe ato postë.



Të tjera
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq
Zvicra mposht Kanadanë, siguron vendin e parë në grupin B
VV pranon president konsensual, Nagavci: Nuk mund të them sot se do të qeverisim me një parti tjetër