Dhomat e Specializuara të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’ua lejuar të paraburgosurve në Hagë që të votojnë në zgjedhjet lokale, pra për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare.
Kështu ka deklaruar në një përgjigje për Klankosova, zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle.
“Në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KSK-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat brenda fushëveprimit të autoritetit të saj në mënyrë që të gjithë të paraburgosurit në Qendrat e Paraburgimit të KSK-së që dëshirojnë ta bëjnë këtë, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhje”, thuhet në përgjigjen e Doyle.
Megjithatë, ai për arsye të privatësisë, nuk bëri të ditur nëse e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët.



Të tjera
Kur prekni këto objekte të përditshme lani duart
Dënimi duhet ta bëjë fëmijën të mendojë dhe jo të ndihet i keq
Zvicra mposht Kanadanë, siguron vendin e parë në grupin B