Në Suedi nuk mund të përpijnë disfatën me rezultat 1:0 nga Kosova në Goteborg, për faktin se pothuajse i kanë të fikur shpresat për vend të dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.
Në orët e fundit, gazeta suedeze ‘Aftonbladet’ ka raportuar për zemërimin e lojtarëve të ekipit kombëtar suedez ndaj Jon Dahl Tomasson, i cili u largua nga pozicioni i selektorit pas një sërë rezultatesh të dobëta që habitën gjithë opinionin.
Formacioni nuk dha fryte dhe Bergvall dhe Elanga shprehën pakënaqësinë e tyre. Por pika e fundit erdhi të hënën, pas humbjes ndaj Kosovës. Atje, pas fishkëllimës së fundit, Elanga futet në teshatore dukshëm i irrituar, duke bërtitur: “Ky formacion i pakuptimtë duhet të ndalet””, shkruan mes të tjera media boshnjake “Sportsport”.



Të tjera
Këta janë babë e bir që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit
Eurodeputeti holandez: Vuçiq po përdor taktikën e autokratëve për të qëndruar në pushtet
Analistët: Presidenti mund të zvarritet, Kuvendi e Qeveria jo