Policia Kufitare e Shqipërisë, në pikën Morinë, ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë nga Kosova. Në hetim janë vënë dy shtetas kosovarë që tentuan të fusin 27 550 euro pa i deklaruar sipas ligjit.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në hyrje-dalje të vendit, shërbimet policore konstatuan rastet e tentativës për të futur në Shqipëri shuma të konsiderueshme parash në mënyrë të paligjshme.
A.G., 51 vjeç, banues në Suedi, u kap me 12.550 euro gjatë kontrollit fizik;
A.G., 44 vjeç, banues në Suharekë, u kap me 15 000 euro.
Shuma e përgjithshme prej 27 550 euro është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.



Të tjera
Bayern – PSG, caktohen referët e përballjes së dytë spektakolare
Përfitimet nga gjethja e dafinës
Mbi 3.5 miliardë euro të hyrat e qeverisë gjatë vitit 2025, fokusi te skemat sociale dhe pagat