Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë në një takim që pati me ambasadorin e sapoemëruar gjerman, Rainer Rudolph.
Ai në një postim në llogarinë e tij në X tha se me diplomatin gjerman folën edhe për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Pata një shkëmbim të mirë mendimesh me ambasadorin e sapoemëruar të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph”.
“Diskutuam zhvillimet aktuale politike dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për progresin e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE, në dobi të të gjithë qytetarëve të saj”, shkroi Orav.



Të tjera
Këta janë babë e bir që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit
Eurodeputeti holandez: Vuçiq po përdor taktikën e autokratëve për të qëndruar në pushtet
Analistët: Presidenti mund të zvarritet, Kuvendi e Qeveria jo