Shtatë vite më parë, Vasfije Krasniqi-Goodman doli publikisht duke rrëfyer për dhunën seksuale që ka përjetuar gjatë luftës.
Edhe pse thotë se kishte dilema nëse mund të fliste, në fund ajo mori guximin për të folur publikisht.
“U bëra e guximshme, ka qenë e vështirë, edhe sot është e vështirë. Jetojmë në një rreth që paragjykojmë shumë. Ka pasur shumë pikëpyetje a mund t’ia dalë, si do të reagojnë njerëzit”, tha Krasniqi-Goodman.
“Në këto 26 vjet punë dhe angazhim, nuk po shënojmë vetëm ditët e ekzistencës sonë, por edhe po shënojmë jetëra të ndryshuara, zëra të dëgjuar e mbi të gjitha edhe drejtësi të fituara”, tha, Feride Rushiti, drejtoreshë e QKRMT-së.
Aty u fol edhe për rëndësinë e dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës, ku deri më tani, sipas Institutit të Krimeve të Kryera, është ndërtuar një arkiv me mbi 400 metra material me audio e video incizime që janë dëshmi të krimeve të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.



Të tjera
Morena Taraku nuk e bleu me para “Bentlyn” luksoz, kjo është mënyra
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026