Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në X për takimin e djeshëm me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke theksuar se në këtë takim është riafirmuar përkushtimi i Kosovës për anëtarësim në BE, një synim që, sipas tij, pasqyrohet në forcimin e demokracisë dhe rritjen ekonomike të vendit.
“Ishte kënaqësi e madhe ta mirëpres Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë dje, ku ndër të tjera, riafirmuam përkushtimin tonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian – një qëllim që pasqyrohet edhe në forcimin e demokracisë sonë dhe në rritjen e ekonomisë, veçanërisht gjatë katër viteve e gjysmë të fundit,” ka thënë Kurti.
“Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit tonë, veçanërisht në fushat e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, mbrojtjes dhe bujqësisë, të cilat paraqesin potencial të madh për të dyja palët. Presim të punojmë ngushtë së bashku për të arritur objektivat tona të përbashkëta,” ka theksuar Kurti.



Të tjera
“Jo më Rama ik, por Rama në burg”- Kola: Ka prova që ka vjedhur Shqipërinë, prandaj i duhet konfiskuar dhe pasuria!
6 gjëra që nuk duhet bërë kur e keni stomakun bosh
Hiqet instalacioni me këpucë para Kryeministrisë në Tiranë