Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin hungarez Viktor Orban, të cilit i ka uruar sukses në organizimin e takimit të paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Budapest.
“Bisedova sonte me kryeministrin hungarez Viktor Orbán, të cilin e përgëzova për organizimin e takimit të madh paqësor midis presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin,” shkroi Vuçiq në Facebook.
Ai shtoi se i ka dëshiruar Orbánit “shumë sukses dhe besim në organizimin e përsosur të këtij ngjarjeje historike”.
Sipas Vuçiqit, gjatë bisedës është folur edhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Hungarisë, ndërsa është arritur marrëveshje që të takohen personalisht brenda shtatë ditëve të ardhshme.



Të tjera
“Jo më Rama ik, por Rama në burg”- Kola: Ka prova që ka vjedhur Shqipërinë, prandaj i duhet konfiskuar dhe pasuria!
6 gjëra që nuk duhet bërë kur e keni stomakun bosh
Hiqet instalacioni me këpucë para Kryeministrisë në Tiranë