Shala: Kthimi i Hashim Thaçit, ia prish shumë matematika Albin Kurtit

Analisti politik, Azdren Shala ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pro dënimit të tyre.

Shtoi se në qoftë se ish-presidenti Hashim Thaçi, kthehet në Kosovë, Kurtit do t’i prishen shumë matematika.

“Albin Kurti është kundër krerëve të luftës, dhe është pro dënimit të tyre. Unë mendoj kështu, se Albin Kurti gjithçka e mat, sa i leverdis atij. Nuk ka aty njerzillëk. Dënimi i Rexhës, nuk e dëmton kurrgjë Vetëvendosjen, uroj që mos me ndodh. Por kthimi i Hashim Thaçit eventualisht, këtij këtu ia prish shumë matematika”, tha Shala në “Rubikon” të Klan Kosovës.

“Prandaj mes dy pasojave, kthimi i atij, ose dënimi i këtij, ai [Kurti] e zgjedh mu dënu edhe Hashimi me të tjerët, sepse ky këtu e ka mundësinë më të madhe me iu shkatërru shteti”, u shpreh ai.