Moderatorja e njohur Atalanta Kërçyku ishte sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku foli për projektin e saj më të ri, “Albanian Brand”, që do të transmetohet së shpejti në ekranin e Top Channel.
Por intervista nuk kaloi pa momentin e papritur që e la Atalantën paksa në siklet. Gjatë bisedës, Ronaldo i drejtoi pyetjen që surprizoi të gjithë:
Ronaldo: “A do martoheshe me mua?”
Atalanta: “Do pimë një kafe pastaj bashkë?” – u përgjigj ajo me humor, duke shmangur përgjigjen direkte.
Por moderatorit nuk i mjaftoi përgjigja shaka, dhe ai insistoi:
Ronaldo: “Jo, realisht, më thuaj mendimin tënd të sinqertë. Kam shumë nevojë ta di si më sheh mua një grua, pak më në moshë se unë dhe me pak më shumë vite karrierë se unë. Ti do më shihje si një mashkull potencial për t’u martuar dhe për të bërë fëmijë me mua? Më thuaj të vërtetën.”
Atalanta reagoi me maturi dhe sinqeritet:
“Për aq sa unë të njoh, ti gëzon cilësi shumë të mira dhe është shumë me fat ajo që do të të marrë.”
Duke e shtyrë bisedën më tej, Ronaldo pyeti për paragjykimet që mund të ekzistojnë:
Ronaldo: “Për mua ka paragjykime pafund. Ti do e kishe problem?”
Atalanta: “Ai njeri që do të të dojë, nuk do i interesojë asgjë. Njeri që të do, edhe për atë gjënë më të fortë, që do të dijë se është e vërtetë, do të të adhurojë. Dhe këtë gjë mbaje këshillë nga unë: kurrë mos e ul veten për një person. Atë pyetje bëja të parën, mos prit që pas 5 vitesh të ta hapë atë temë dhe ti të shohësh një version ndryshe.”
Momenti u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat vlerësuan maturinë dhe elegancën e Atalantës, si dhe guximin e Ronaldo Sharkës për ta vendosur pyetjen direkt.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit