Dashi
Për të kaluar një ditë të bukur me partnerin duhet t’i bëni ballë nervozitetit. Shmangni edhe diskutimet e gjata e të kota dhe përqendrohuni tek thelbi i gjërave.
Demi
Duke filluar që sot do hyni në një periudhë më të qetë të jetës suaj në cift. Si ju ashtu edhe parneri do mbajë përgjegjësitë e vetë dhe secili do kujdeset që të ndiheni sa më mirë.
Binjakët
Jeta sentimentale e cifteve do jetë e mbrojtur gjatë kësaj dite. Do jeni më tolerantë dhe më solidarë me atë që keni ne krah. Nga ana tjeter, yjet këshillojnë të mos iu besoni të gjitha atyre që do iu thonë mikeshat.
Gaforrja
Jeta sentimentale e çifteve do jetë e bukur gjatë kësaj dite. Do qëndroni më shumë kohë pranë atij që doni dhe do buzëqeshni në çdo moment.
Luani
Çiftet do kenë një ditë shumë të zakonshme dhe pa të reja. Merrini gjërat si t’iu vijnë. Në planin financiar do jetë Saturni ai që do iu mbështesë. Ekuilibri do mbizotërojë gjatë gjithë kohës.
Virgjëresha
Qetësia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jeten tuaj në cift sot. Do flisni për ato që keni kaluar dhe do buzëqeshni kur të jeni pranë njëri-tjetrit.
Peshorja
Dashuria për ata që janë në një lidhje do jetë romaneske sot. Që nga mëngjesi dhe deri në darkë partneri do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme.
Akrepi
Ditë e zakonshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Herë do debatoni me atë që keni në krah dhe here do dashuroheni në mënyrë pasionante.
Shigjetari
Do keni shumë mosmarrëveshje gjatë kësaj dite me atë që keni në krah sepse secili prej jush mendon se ka të drejtë për gjithcka. Bëjeni ju hapin e parë drejt tolerancës.
Bricjapi
Jeta në çift nuk do përbëjë asnjë problem gjatë kësaj dite. Gjithçka që keni ëndërruar do iu plotësohet, por në asnjë mënyrë mos kërkoni diçka me ngulm.
Ujori
Ka ardhur momenti t’i merrni gjërat më seriozisht në cift dhe të krijoni një klimë më harmonike. Tregohuni të kudjesshëm me ato që do thoni dhe lërni partnerin të flasë lirshmëm.
Peshqit
Jeta në cift do jetë e kenaqshme gjatë kësaj dite. Do kuptoheni mirë me atë që keni në krah dhe do diskutoni qetësisht për gjithcka. Financat do jenë më të mira sesa e kishit menduar.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit