Ka përfunduar faza e grupeve në Copa Amerika me dy ndeshjet e Grupit D që janë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme me orën tonë lokale.
Ndeshja kryesore ka qenë ajo mes Brazilit dhe Kolumbisë, por që përfundoi ashtu me rezultat të barabartë 1-1.
Ndërkohë në duelin tjetër Kombëtarja e Kosta Rikës ka triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Paraguajit.
Kolumbia doli nga Grupi si lider me 7 pikë, derisa Brazili i dyti me pesë sosh.
Tanimë janë caktuar edhe çiftet çerekfinaliste, ku Argjentina do të përballet me Ekuadorin dhe Venezuala – Kanadaja.
Në anën tjetër Brazili do të ketë punë të vështirë pasi luan ndaj Uruguait, derisa dueli i fundit është ai mes Kolumbisë dhe Panamasë.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium
Florentino Perezi po shtyn për Michael Olisen, mund t’i kushtojë 160 milionë euro
Gjethet e dafinës të mira për tretje dhe kundër diabetit