Turqia u kualifikua në çerekfinale të Euro 2024 duke mposhtur Austrinë me rezultat 2-1 falë heroit Merih Demiral, i cili shënoi dy gola dhe portierit Mert Gunok, i cili pengoi golin e austriakëve në minutën e 95-të për të barazuar dhe shkuar në fazën tjetër.
Turqia kaloi në avantazh në minutën e parë të lojës, kur Demiral bëri më të mirën në zonën e rreptësisë pas një goditje nga këndi dhe shënoi për 1-0, ndërsa në minutën e 59-të shënoi golin e dytë për epërsinë 2-0.
Megjithatë, austriakët duhet të prisnin minutën e pestë shtesë për mundësinë më të mirë për të barazuar në minutat e fundit të takimit.
Alexander Prass kaloi topin nga e majta dhe Christoph Baumgartner mbeti i vetëm në pesë metra.
Ai gjuajti me kokë dhe atë shumë mirë, por Gunok bëri një pritje të jashtëzakonshme dhe i solli fitoren skuadrës së tij, e cila do të luajë kundër Holandës në çerekfinale.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium
Florentino Perezi po shtyn për Michael Olisen, mund t’i kushtojë 160 milionë euro
Gjethet e dafinës të mira për tretje dhe kundër diabetit