Agim Musliu, president i bordit të institutit “Octupus”, ka akuzuar shërbimin serb të inteligjencës BIA se po shërben si instrument politik i regjimit të Aleksandar Vuçiqit, jo vetëm kundër qytetarëve të Serbisë, por edhe për destabilizim të rajonit.
Në një reagim publik, Musliu tha se protestat studentore në Beograd kundër pushtetit të Vuçiqit po përballen me propagandë dhe manipulim nga strukturat e BIA-s, të cilat, sipas tij, po përdoren “brutalisht për të ndërruar kahjen dhe qëllimet e revoltës qytetare”.
Sipas tij, BIA është shndërruar në armë të brendshme të Vuçiqit dhe njëkohësisht në instrument të politikës destabilizuese të Beogradit në rajon, përfshirë Kosovën, ku shërbimi serb “përpiqet të sajojë incidente ndëretnike për të minuar stabilitetin”.
Musliu ka theksuar se instrumentalizimi i BIA-s për “luftë speciale” kundër qytetarëve serbë dhe vendeve fqinje tregon “sa larg mund të shkojë Vuçiq për ta mbrojtur pushtetin e tij diktatorial”.
Në fund, ai ka bërë thirrje që vendet perëndimore të reagojnë me vendosmëri, duke e izoluar dhe sanksionuar përfundimisht Vuçiqin për veprimet e tij destabilizuese në Ballkan.
Të tjera
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush fitoi dhe ku?
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut – këta janë fituesit në komunat shqiptare!
Heroizëm shqiptar në Zvicër: Tre bashkatdhetarë shpëtojnë një grua, nderohen nga ushtria zvicerane!