Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses dy kurse të rëndësishme trajnimi në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, të organizuar nga Ekipet e Organizatës për Menaxhimin e Trajnimit dhe Asistencë të Sigurisë të Ushtrisë së SHBA-ve, përcjell KosovaPost.
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj përfunduan “Kursi për Staf të Betejës” dhe “Kursi për Rreshter të Drillit”, të organizuar nga ekipet e SATMO-së të Ushtrisë së SHBA-ve.
“Kursi i Stafit të Betejës ka mision kryesor zhvillimin Nënoficerëve të Stafit të FSK-së në Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake (PVMU), zhvillimi i sinkronizimit të stafit në funksionet luftuese dhe avancimi i proceseve të komandimit dhe kontrollit për operacionet në nivel batalioni dhe brigade”.
“Ndërsa “Kursi për Rreshter të Drillit” ka për qëllim të trajnojë dhe përgatisë pjesëtarë për instruktorë të drillit efektiv të cilët do jenë përgjegjës për transformimin e rekrutëve të rinj në ushtarë të disiplinuar, fizikisht të përgatitur dhe të aftë në taktika”, njofton FSK.
Të tjera
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush fitoi dhe ku?
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut – këta janë fituesit në komunat shqiptare!
Heroizëm shqiptar në Zvicër: Tre bashkatdhetarë shpëtojnë një grua, nderohen nga ushtria zvicerane!