Niseni mëngjesin shëndetshëm dhe plot energji me një smoothie me karrota. Ka shumë pak përbërës dhe ju merr vetëm disa minuta për ta bërë.
Përbërësit
2 karrota
1 nektarinë
2 feta pjepër (ngjyrë portokalli)
1 kivi
3 lugë kos
Përgatitja
Në fillim lajmë karrotat mirë dhe i ziejmë. Nga ana tjetër qerojmë dhe presim në feta të holla pjeprin, kivin dhe nektarinat. Në një blender shtojmë karrotat e prerë kubikë, frutat dhe kosin. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Smoothie juaj është gati.



Të tjera
Vjen reagimi emocionues nga Lamine Yamal pas lëndimit
Si t’i bësh për vete të tjerët në pak sekonda
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një letre