Shkollat Ndërkombëtare Maarif të Kosovës – Dega Prizren, në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, ka realizuar projektin mjedisor me rastin e Ditës së Tokës, duke kontribuar në gjelbërimin e qytetit, transmeton KosovaPost.
Në kuadër të këtij aktiviteti, në hapësirën e gjelbër te sheshi “Rrustë Kabashi” në lagjen Dardania, janë mbjellë 50 fidanë nga nxënësit maturantë të shkollës
Si vlerësim për këtë kontribut, Komuna e Prizrenit e ka emërtuar këtë hapësirë publike “Parku Publik me Mbështetjen e Shkollës Maarif”.
Në aktivitet morën pjesë nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Bexhat Bytyçi, drejtori i Shërbimeve Publike Islam Ukimeri, konsulli i Republikës së Turqisë në Prizren Fatih Topçu, përfaqësuesi i Fondacionit Maarif të Turqisë në Kosovë, Mehmet Nedim Asllan si dhe përfaqësues të institucioneve lokale, organizatave mjedisore, KRM “Ekoregjioni”, vullnetarë dhe qytetarë.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe shkolla simotra nga Stambolli “Yasar Dedeman Imam Hatip Lisesi”, e cila kontribuoi me një mbjellje simbolike fidani, duke forcuar bashkëpunimin mes dy institucioneve.
Projekti u vlerësua si një shembull i rëndësishëm i bashkëpunimit institucional dhe i rritjes së ndërgjegjësimit mjedisor te brezat e rinj./AA



Të tjera
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka
Përdorimi i dezinfektuesit: A e dobëson sistemin imunitar?