Yamali është afër ta blejë shtëpinë luksoze, që më herët i përkiste Piques dhe Shakiras – Ekonomia Online

Vjen reagimi emocionues nga Lamine Yamal pas lëndimit

Lamine Yamal ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas lëndimit që do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të caktuar, duke shprehur zhgënjimin e tij për mungesën në një moment të rëndësishëm të sezonit.

Talenti i Barcelonës publikoi një mesazh emocional në Instagram, ku theksoi se kjo situatë është veçanërisht e vështirë për të. “Ky dëmtim më lë jashtë në momentin kur më së shumti doja të isha në fushë, dhe më dhemb më shumë se sa mund ta shpjegoj,” ka shkruar ai.

Yamal shtoi se mungesa në ndeshje dhe pamundësia për të ndihmuar skuadrën janë ndër gjërat më të vështira për të përballuar. “Më dhemb që nuk mund të luftoj krah për krah me bashkëlojtarët e mi, që nuk mund të ndihmoj kur ekipi ka nevojë për mua. Por unë besoj tek ata dhe e di se do të japin gjithçka në çdo ndeshje,” u shpreh 17-vjeçari.

Megjithatë, ai ka bërë të qartë se do të mbetet pranë skuadrës edhe jashtë fushës. “Do të jem aty, edhe nëse nga jashtë, duke mbështetur, inkurajuar dhe shtyrë përpara si njëri prej tyre. Kjo nuk është fundi, është vetëm një pauzë,” ka shtuar Yamal.

Në fund të mesazhit, sulmuesi premtroi rikthim më të fortë dhe më të motivuar për sezonin e ardhshëm. “Do të kthehem më i fortë, më i motivuar se kurrë, dhe sezoni tjetër do të jetë më i mirë. Faleminderit për mesazhet dhe Visca Barça,” përfundoi ai.