Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën e Prishtinës, ku kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kryeqytetit, Hajrullah Çeku, ka dalë fitues me një diferencë të dukshme ndaj kundërkandidatëve.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Çeku ka marrë 55.38% të votave të ardhura nga diaspora. Ndërkohë, kryetari aktual dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka siguruar 26.67% të votave me postë.
Megjithatë, në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për votat brenda vendit, Rama vazhdon të mbajë epërsinë në garën për Prishtinën me 33.78% të votave, ndërsa Çeku renditet i dyti me 33.00%.
Procesi zgjedhor në Prishtinë pritet të jetë i ngushtë dhe vendimtar për raundin e dytë, ndërsa votat me postë dhe ato me kusht pritet të ndikojnë në rezultatet përfundimtare.



Të tjera
Kurti tregon pesë vendimet e para nëse merr mandatin e tretë
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës serbe në Kosovë
Policia e Kosovës apelon: Festoni me zemër, jo me dh*unë