Një sasi me substancë narkotike të llojit marihuanë është gjetur pranë hapësirës së brendshme të qendrës së paraburgimit, në Mitrovicë të Veriut.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00.
Sipas policisë, substanca me peshë rreth 15.89 gramë u gjet afër një muri, në ambient të hapur.
Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar.
Rasti u iniciua si “Posedim i substancave narkotike”.



Të tjera
Serbia i dha miliona të akuzuarit për sulmin në Banjskë
Turqia në qendër të diplomacisë globale, Ankaraja mirëpret më 7 korrik Samitin e NATO-s, zbardhet agjenda
Arrestohet në flagrancë një person i dyshuar për vjedhje në Prishtinë