Ushqyerja e fëmijëve me vezë ndihmon në zhvillimin mendor të tyre, sugjeron një studim i ri. Vetëm 1 vezë në ditë për 6 muaj rrit konsiderueshëm nivelet e lëndëve ushqyese si kholine dhe DHA tek vogëlushët, ku të dyja këto lëndë janë të përfshira në shëndetin mendor.
Studime të mëparshme kanë treguar se ushqyerja e fëmijëve me vezë ndihmon në zgjatjen e trupit.
Autorja kryesore e studimit, Lora Iannotti, nga Universiteti i Uashingtonit, thotë: Ashtu si qumështi ose farat, edhe vezët ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e një organizmi dhe, për më tepër, kanë përmbajtje të lartë në lëndë ushqyese”.
“Vezët sigurojnë acide yndyrore esenciale, proteina, kholine, vitaminat A dhe B12, selen dhe lëndë të tjera ushqyese të rëndësishme, shumica e të cilave gjenden edhe tek produktet e tjera shtazore.
Shkencëtarët monitoruan më shumë se 160 fëmijë të moshës 6-9 muaj. Nga të gjithë foshnjat, 80 prej tyre u ushqyen me vezë çdo ditë për 6 muaj, ndërsa të tjerët jo. Më pas iu matën nivelet e vitaminave dhe mineraleve nëpërmjet testeve të gjakut.
Gjetjet e studimit u publikuan nga Revista Amerikane e Detologjisë Klinike, transmeton Ekonomia Online.
Rezultatet treguan se foshnjat që u ushqyen me vezë kishin nivele shumë më të larta të kholines dhe DHA-së, një lloj acidi yndyror omega 3, ku të dyja këto lëndë ushqyese luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe funksionin mendor.



Të tjera
Makaronat nuk të shëndoshin, janë të mirë për shëndetin
10 hapa që të mos mërziteni nga jeta
Këto janë ushqimet që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve