Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas incidentit të Armend Zemajt, duke e cilësuar atë si të papranueshme në një shoqëri demokratike.
“Dhuna – qoftë verbale apo në çfarëdo forme tjetër – ndaj përfaqësuesve institucionalë duhet të marrë emërtimin e merituar, sepse nuk është vetëm ndaj individit, por ndaj vetë funksionit publik që ai përfaqëson,” ka shkruar Gashi.
Ai theksoi se kritika është pjesë e shëndetshme e demokracisë, por dhuna, sipas tij, nuk mund të ketë vend në jetën publike.
“Armendi Zemaj qëndron i palëkundur,” përfundoi Gashi në reagimin e tij.



Të tjera
Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Kryediplomati kroat: Kroacia vazhdon mbështetjen ndaj Kosovës
Libri qetëson më shumë se pilulat e gjumit