Copa America ka hyrë në fazën e çerekfinaleve dhe tashmë superkompjuteri i Opta-s ka zbuluar shanset e secilit ekipi kombëtar për të fituar trofeun e edicionit të vitit 2024.
Faza me eliminim direkt, në këtë rast ndeshjet çerekfinale në Copa America 2024 do të fillojë të enjten pas mesnate, ku nuk mungojnë ndeshjet interesante.
Por, si janë gjasat apo mundësitë në përqindje të ekipeve kombëtare për të fituar trofeun e Copa America?
Pas Argjentinës, kombëtarja me më shumë shanse është ajo e Brazilit me 18 për qind, e pasuar nga Uruguai, i cili mbyll treshen me 17 për qind.
Në vendin e katërt renditet Kolumbia me 13 për qind, ndërsa pas saj vijnë Venezuela me gjashtë për qind, Ekuadori me katër për qind dhe Kanadaja dhe Panama me nga dy për qind.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia