Kryetari aktual i Tetovës, Bilall Kasami pasi hodhi votën, për media tha se e shfrytëzoi të drejtën e tij të votës, këtë ditë nëntori, siç e quajti ai të “bukur”.
Ndërkohë, ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, pasi sipas tij pushteti lokal është pushteti më i afërt ndaj kërkesave të tyre.
“Në këtë ditë të bukur të dy nëntorit shfrytëzova të drejtën time qytetare për të votuar për udhëheqësin e ardhshëm të Tetovës. Njëherit bëj ftesë që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike”, tha Kasami, transmeton Klankosova.tv
Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë e Veriut sot po votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale. /Klankosova.tv



Të tjera
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin
Më 28 dhjetor do ta bëjmë Albin Kurtin kryeministër për herë të tretë