Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, prej vitesh ka qenë një proces i ndërlikuar dhe shpesh i bllokuar për shkak të mungesës së besimit mes palëve dhe moszbatimit të marrëveshjeve të arritura më parë.
Ky dialog shpesh është komentuar për qëndrimet e faktorit ndërkombëtar, veçanërisht të BE-së, ndaj të dyja palëve dhe qasjes së butë ndaj Serbisë.
E këtë çështje, në një bashkëbisedim me “Bota sot” e komentoi eksperti Toby Vogel nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci (DPC).
Së pari, ai kritikoi mbështetjen që BE po ia bën Serbisë, derisa potencoi se nëse nuk ndryshon kjo qasje vështirë që dialogu të ecë para.
“Për sa kohë që Brukseli është i fiksuar në mbështetjen e Vuçiqit dhe refuzon të ushtrojë presion mbi të, përfshirë dialogun – mendoni vetëm për fushatën e Serbisë për çnjohje – nuk e shoh dialogun të ecë në mënyrë kuptimplotë; në rastin më të mirë, ai mund të vazhdojë të shërbejë si një forum për menaxhimin e konflikteve sporadike, siç ka bërë në të kaluarën”.
Krahas kësaj, eksperti ndërkombëtar nuk sheh gatishmëri nga Serbia për të arritur një marrëveshje me Kosovën dhe për këtë nuk vlerëson se mund të rifillojë dialogu në këto kushte.
Sipas tij, nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare për paq, pa njohjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga Beograd
“Serbia e ka bërë shumë të qartë me fjalë dhe me vepra se nuk e konsideron veten të detyruar nga marrëveshja e Brukselit/Ohrit. Cila do të ishte baza për rifillimin e dialogut në këto kushte, përveçse të flasim për çështje shumë specifike dhe të ngushta që shihen si teknike dhe për këtë arsye jo të ndjeshme politikisht, siç janë certifikimet veterinare? Por mund të kesh njëqind marrëveshje të tilla – ato nuk do të shtohen në vrullin politik për një marrëveshje përfundimtare normalizimi, d.m.th., njohjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës nga Beogradi”, përfundoi Toby Vogel



Të tjera
12 mënyra për të rënë në peshë pas moshës 40-vjeçare
Shkelje e sovranitetit dhe su*lm
Serbia po ta njihte nesër Kosovën, do të hynim në BE