Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në emisionin “Info Nata”, ka folur për procesin e mandatimit të Glauk Konjufcës dhe përpjekjet e partisë së saj për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi me partitë e tjera.
Pacolli tha se LVV-ja ka tentuar të krijojë koalicione me disa nga partitë opozitare, por është përballur me refuzime që, sipas saj, nuk kishin bazë parimore.
“Marrëveshje koalicioni kemi tentuar të bëjmë me disa nga partitë, por kemi hasur në një diskutim ku jemi refuzuar për arsye që s’kanë të bëjnë me përmbajtjen. Ata nuk dëshirojnë të diskutojnë me Lëvizjen Vetëvendosje për një koalicion që do të ndërtohej mbi marrëveshje parimore, ku ndahen përgjegjësi, jo poste qeveritare. Përkundrazi, disa duan të shkojnë përtej kësaj,” tha Pacolli.
“Janë bërë edhe llojë shkëmbimesh si ‘një votë për një terminal’ apo ‘një votë për një post ambasadori’. Por LVV-ja nuk hyn në këto diskutime, dhe prandaj jemi aty ku jemi. Ne kemi dashur të kemi një diskutim të sinqertë dhe institucional me ta,” përfundoi Pacolli.


Të tjera
Serbia, rreshtohet pranë Rusisë duke mos votuar rezolutën e OKB-së për kthimin e fëmijëve ukrainas
Qeveria në detyrë merr dy vendime përmes mbledhjes elektronike
Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta