Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se ish-aktivisti i kësaj partie, Astrit Dehari u vra në burg ku atje ishte për shkaqe politike.
Ai ka thënë se 9 vjet pas këtij rasti nuk ka as të gjykuar e as të akuzuar.
“Astrit Dehari ishte ne burg për shkaqe politike, për shkak se nuk pajtohej me pushtetin e atëhershëm. Ai u mbyt në burg dhe sot e kësaj dite nuk ka as të akuzuar e as të gjykuar e lërmë të dënuar për rastin e tij. Katër prokuror janë ndërruar dy të Prokurorisë së Prizrenit dhe dy të Prokurorisë Speciale, por nuk ka avancim cilësor”, ka thënë Kurti pas homazheve që janë bërë në 9 vjetorin e vdekjes së tij”, tha Kurti.
Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij ku po mbahej, i cili bashkë me disa aktivistë të tjerë të LVV-së ishte në burg nën dyshimin për sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës.



Të tjera
Limoni ju ndihmon të humbni peshë
Mënyrat më efikase të mbrojtjes nga çdo virus
Ushtroni jogën me Miranda Kerrin